|
|
| |
| LUFTĖTAR
I DENJĖ PĖR LIRI - IBRAHIM NIKQI |
Dita e 22 gushtit e vitit 1999 ishte e kobshme pėr
familjen Nikqi nga Shtupeqi i Madh i Rugovės. Nė
rrugė e sipėr, duke ju kthyer vendlindjes dhe familjes,
pas njėmbėdhjetė vjetė mėrgimi vriten pabesisht
nė pritė, afėr Kukėsit Ibrahim: Sylė Nikqi dhe vėllai
i tij, Rexhep Sylė Nikqi. Kushdo qė i ka njohur
ka ndjerė dhembje tė papėrshkruar pėr kėta djem
tė Rugovės.
Ibrahim Sylė Nikqi i angazhuar nė Ushtrin Ēlirimtare
tė Kosovės, ju kishte shpėtuar sa e sa rreziqeve,
por, ja, fati e deshi qė nė momentin kur po i kthehej
familjes dhe Kosovės sė lirė, pėr ta takuar nėnėn
tetėdhjetėveēare pas njėmbėdhjetė vjetėsh mėrgimi
nė Zvicėr, vritet nga njė dorė tinzare. Ai qė mė
sė shumti e meritonte ta shijonte lirinė e Kosovės,
lirinė pėr tė cilėn kishin gjakuar gjeneratė pas
gjenerate, ra pre e dorės sė zezė. I ati i Ibrahimit,
i njohur si Sylė Mehmeti i Rugovės ishte i burgosur
dhe i syrgjynosur pėr 12 vite burgjeve serbe: nga
burgu i Nishit e deri nė kazamatet e Goli Otokut,
i dėnuar pėr veprimtari nga Komiteti i Nacional
Demokrates Shqiptare, nė regjionin e Rugovės dhe
Pejės.
Ibrahim Nikqi kishte tė mbaruar Fakultetin Ekonomik
nė Universitetin e Prishtinės ndėrsa i vėllai Rexhep
Nikqi kishte mbaruar Fakultetin e Gjeodezisė nė
Universitetin e Zagrebit. Ibrahimi ishte student
nė gjeneratėn e vitit 1981 si pjesmarrės mjaft aktiv
i demonstratave masovike studentore tė mars-prillit
tė vitit 1981. Ishte i angazhuar nė grupin politik
me emrin: Pavarėsia", grup ky i cili bashkonte
studentėt dhe intelektualėt rreth idesė sė pavarėsimit
tė Kosovės, pėrkatėsisht Republikės sė Kosovės,
ide kjo e rrėnjosur nė shtresat e gjėra te i gjithė
populli i Kosovės.
Nė vitin 1981 burgoset nga policia politike, UDB-ja,
dhe dėnohet me 3 vjet burg pėr aktivitetin e tij
nė Grupin politik Pavarėsia" dhe pėr pjesėmarrje
nė demostrata. Burgun e mban nė burgun e Pejės,
Gurrakocit dhe Mariborit. Nė vitin 1988 arratiset
nė Zvicėr dhe prej atėherė ėshtė i kyqur nė aktivitetin
e mėrgimtarėve shqiptarė pėr ta ndihmuar ēlirimin
e Kosovės. Personalisht e njoha nė muajt e parė
tė vitin 1990, ishte i tėri i angazhuar nė bashkimin
e tė gjitha grupimeve politike tė emigracionit jo
vetėm nė Zvicėr. Rrezistenca nė Kosovė ishte rritur
dhe bėhej pėrpjekja pėr bashkimin nė njė platformė
politike pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė Zvicėr aso
kohe bėheshin pėrpjekjet pėr themelimin e Lidhjes
Demokratike tė Kosovės.
Ai dhe shumė veprimtarė me kėtė rast shihnin mundėsin
e bashkimit tė tė gjitha forcave politike nė platformė
tė pėrbashkėt pėr lirinė e Kosovės. Aso kohe gjithė
barrėn e aktivitetit e bartnin veprimtarėt e angazhuar
qysh heret nė projektin e pavarėsimit tė Kosovės.
Befas na erdhi njė sygjerim i ēuditshėm: personat
e eksponuar nė demostrata, tė burgosur dhe emigrantė
politikė tė mos angazhoheshin drejtėpėrdrejt nė
organizimet e LDK-sė sepse, ajo po u dėmtueka dhe
nuk po u arritka tė regjistrohet!!? Njė pjesė e
veprimtarėve duke menduar se po ndihmonin me kėtė,
vėrtet ashtu vepruan, kryenim punėn nga prapavia
kurse tė tjerėt drejtonin.
Ibrahim Nikēi ishte nga ata qė kėtė sygjerim nuk
e pranoi, po pėrkundrazi, ishte tėrė kohės i angazhuar
nė procesin politik pėr ēlirimin e Kosovės nga thundra
serbe. Ky, si gjithėherė, qe nė ballė tė tė gjitha
akcioneve qė shpienin drejtė lirisė sė Kosovės.
Vlerėsimit dhe qėndrimit tė tij koha i dha shumė
tė drejtė. Ibrahim Nikēi nuk u anazhua nė asnjė
parti, ai ishte njeri i kombit dhe i bashkimit kombėtar.
Ishte nga tė pakėt personalitete politike qė ruante
dhe kultivonte komunikimin me tė gjitha rrymat politike
shqiptare qė vepronin nė Zvicėr dhe mė gjėrė. Merrte
pjesė nė tė gjitha protestat, tubimet dhe demostratat
qė organizonte mėrgata shqiptare.
Tė gjitha rrymimet dhe grupimet politike, thoshte
ai, kanė burimin te lėvizja politike masovike e
“64, `68 dhe `81. Ato lėvizje politike ishin kombėtare,
demokratike, paqėsore qė kishin si synim pėrfundimtar
pavarėsinė e Kosovės. Daljen nė skenė tė Ushtrin
Ēlirimtare tė Kosovės e pėrjeton me gėzim tė papėrshkruar.
Kėtu e shihte ai kulmin e zhvillimit tė lėvizjes
politike pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės.
Me tė gjitha mjetet dhe mundėsitė e tija njerėzore
u vu nė shėrbim tė rritės dhe forcimit tė saj, deri
nė ēastin e fundit tė jetės sė tij. Ibrahim Nikqi
ishte tolerant dhe njeri qė ndėgjonte mė shumė se
qė fliste Ai vazhdimisht luftoi pėr liri, tė cilėn
mė shumė se shumėkush nga ne tė gjallėt e meritonte.
Ndaj i pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr Ibrahim Nikqin!
|
| |
|
|
|
|
|
 |
| SHEFQET
CAKIQI |
|