|
|
| |
| NGA
DITARI I NJĖ LUFTĖTARI |
Natėn e parė mbrrimė nė Brigadėn 138 "Agim Ramadani".
Ishim pakėz tė lodhur pėr arsye se kishim bėrė disa
kilometra kėmbė, duke ecur deri nė cakun tonė. Vetė
isha i rraskapitur sepse ishte hera parė qė po ecja
nė malet e Shqipėrisė, qė ishin aq tė larta e tė
thepisura. Natėn e parė na ndanė nė disa dhoma.
Na takoi tė flejmė nė dhomėn e "Batalionit Diverzant
e Vėzhgues" apo, si e quanin ata, "B.D.V. DELTA".
Nė atė dhomė shporeti me dru ishte i ndezur dhe
nxente shumė...
|
 |
Kur u zgjuam tė nesėrmėn, ata tė BDV-sė kishin dalė
pėr tė vrapuar dhe pastaj pėr tė ushtruar tėrė ditėn.
Ne kishim pushim si ushtarė tė rinj, tė sapoardhur.
Kėtė e mirėpritėm duke fjetur tėrė ditėn. Pas ushtrimeve
qė i kishin kryer ushtarėt e BDV-sė, ata erdhėn
tek ne, dhe filluam tė njoftohemi. Nė atė dhomė
z. Kasim Uka ishte mė i moshuari. Gati tė gjithė
ushtarėt nė kėtė dhomėn ishin tė rinj, 17 deri 27
vjeēarė. Njė rast qė mė preku pamasė qe, kur z.Kasim
filloi tė mė ēmonte si ushtarė tė "moshuar", kėshtu
qė ai mė liroi nga disa punė tė mirėmbjajtjes sė
dhomės. z. Kasimi e mirrte pėrgjegjėsinė pėr tė
gjithat punėt qė duheshin kryer nė dhomė, por nuk
ishin kryer gjatė kujdestarisė sime. Edhepse ai
ishte nė atė dhomė mė i moshuar se unė!
Me kėtė ai shprehte respektin e tij tė pafund ndaj
atyre qė kishin ardhur nga Perėndimi pėr tė luftuar
pėr Kosovėn... Pas njė kohe, unė u caktova nė njėsitin
kundėrajror "Shqiponjat". Por, kjo dhomė e "Shqiponjave"
ishte pėrplot me ushtarė tė tjerė, kėshtu qė u vendos
tė qėndroj aty ku ishim deri mė tani, pra nė BDV-ė.
E, si ushtar i BDV-sė z.Kasim ishte mė i dalluari.
Dhe pėr atė njeri tė gjithė kishin respekt tė madh...
Para se tė thehej kufiri, kishim pėr detyrė tė bartnim
armatim, natėn, prej bazės sė dytė ku ishim dhe
ta dėrgojmė afėr kufirit shqiptaro-shqiptar, ku
e kishim bėrė njė llojė "bunkeri" me dru, qė shiu
tė mos e lag armatimin. Kėtė punė e kryenin ata
qė ishin mė tė shlodhur. Gati tėrė kohėn si vullnetarė
e kam parė tė ndjerin z.Kasim, edhe pse ishte mė
i vjetėri se unė e tė tjerėt.
Tre-katėr ditė para sė tė thehet kufiri shqiptaro-shqiptar,
mė thirrėn nė Kukės, ti ndreq disa kompjuterė,
pasi qė kisha dijeni pėr kompjuterė... Atė ditė
kur u thye kufiri i mallkuar, dėgjova nė Radio-Kukės
qė kishin vdekur disa ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės. U mėrzita pa masė. Nuk e mirrja me mend
fare se njėri nga kėta mund tė ishte edhe i ndjeri
z. Kasim. Kur tė nesėrmėn erdhi z. Nasim Haradinaj
dhe mė tregoi se kush kishte vdekur gjatė thyerjes
sė kufirit, gati sa smė ra pika nė zemėr! Kishte
rėnė heroikisht shoku, vėllau, e trimi i UĒK-sė,
z.Kasim Uka. Atė e kishte rrokur plumbi i armikut
serb mu nė ballė dhe kishte mbetur i vdekur nė vend.
Tė nesėrmėn u nisa me disa ushtarė qė kishin ardhur
nga Perėndimi (ata ushtarė janė nė kėtė foto si
mė poshtme) dhe shkuam pėr nė Koshare, buzė kufirit,
pra nė bazėn e UĒK-sė.
|
 |
Luftėtari i ndjerė z. Kasim Ukaj tashmė ishte i
varrosur nė Bajram Curr.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr tė!
NĖ KOSHARE
(Kushtuar shokut tė armėve, Kasim Ukės)
Lotėt qė i pata
mi hoqi dora jote e ftohtė
prej varrit
Lirinė qė e patėn nė zemėr
e solle me gjak
E ēka bėra unė?
tė lashė nė atė Koshare tė zezė. |
|
|
|
|
|
|
 |
| FRASHËR
OSEKU |
|