|
|
| |
| NJË
SEMINAR PËR ÇËSHTJET E INTEGRIMIT |
Ky punim i Ullmar Qvickut u lexua në Radion e Nörkopingut
"Arbëria", me datën 12.02.2000.
Më 3 shkurt në Norrköping u mbajt seminari "Komuna
e Norrköpingut e kujt … dhe me kushet e kujt"? Ky
seminar iu kushtua problemit të integrimit në shoqërinë
suedeze dhe u organizua nga Komuna e Norrköpingut,
Oranizata "Mimer" dhe Instituti i Punës.
Këshilltarja e komunës, Rita Eklund, theksoi në
fjalimin e hapjes se hendeku ndërmjet të punësuarve
dhe të papunësuarve po rritet në Suedi dhe në komunën
tonë. Është hendeku midis atyre që zotërojnë gjuhë
e vendit dhe atyre që nuk e zotërojnë. Midis atyre
që kanë fuqi për të përballuar situatën dhe atyre
që ndihen të pafuqishëm. Dhe pikërisht mërgimtarët
janë në të shumtën e rasteve në periferi të shoqërisë.
Krijohet qarku i sëmurë: i pafuqishëm – i lënë jashtë
shoqërisë – i lënduar në shpirt dhe në trup – edhe
më i pafuqishëm.
Rita Eklund vuri në dukje se imigrantët dhe refugjatët
nuk janë një barrë, një pengesë, por një pasuri
për shoqërinë tonë. Mirpo, nëse ata nuk janë të
punësuar, këto vlera as nuk shihen as nuk bëhet
integrimi. Duhet të kuptojmë
se njerëzit me njohuri të gjuhëve dhe kulturave
të tjera janë njerëz të merituar. Dhe kur një grup
përbëhet prej njerëzve me kompetenca të ndryshme,
me njohuri dhe përvojë të ndryshme, grupi bëhet
më i fortë, me i kulafikuar për të përballuar kërkesat,
tha Rita Eklund.
Refik Sener, këshilltar
i Ministirisë së Integrimit, dora e djathë e Ulrik
Messing-ut, turk me prejardhje nga Stambolli, vuri
në dukje se segregacioni, dallimi midis suedezëve
dhe të huajve në Suedi, është rritur shumë në vitet
’90-ta. Kjo vlen për banimin, punësimin dhe jetën
shoqërore. Prapë, politika e integrimit në shoqërinë
suedeze nuk është thjesht një "montim" nga ana e
shoqërisë, jo asesi. Është gjithmonë individi i
cili duhet të inkuadrohet vetë si në punë edhe në
shoqëri. Probglemi ky është tregu i punës, theksoi
më tej Refik Sener. Një faktor tjetër vendimtar
është gjuha. Mjaft suedezë kanë një qëndrim disi
të mbrapsht, duke menduar se për t’u punësuar, p.sh.
në polici, i huaji duhet të zotëroj gjuhen suedeze
krejt pa theks të huaj. Refiku mori si shembull
politikanin i njohur amerikan Henri Kisinger. Fati
se ai flet anglishten me theks të fortë gjerman
nuk e ka penguar aspak të arrijë në majat më të
larta të politikës amerikane. Refik Sener përmendi
disa risi në politikën suedeze për integrim gjatë
viteve të fundit. Plani individual introduktiv për
ardhacakët do të përfshijë jo vetem mësimin e gjuhës
suedeze por edhe kontakte me tregun e punës. Rrjetet
shoqërore me pjesëmarrjen e vendësve janë të domosdoshme
për ushtrimet gjuhësore. Kush shkon në shkollë dhe
mëson suedishten dhe pastaj nuk përdorë gjuhën suedeze
në jetën shoqërore bën një punë të kotë.
Më
tej, ligji i ri kundër diskriminimit është një ashpërsim
në krahasim me ligjin e vjetër. Sipas ligjit të
ri punëdhënësi duhet të japë prova bindëse se ai
nuk ka diskriminuar dikënd. Duhet të marrim masa
për një përbërje të mirëfilltë në tregun e punës.
Për qytetet me një segregim të theksuar, me shumë
lagje ku banojnë vetëm të huajtë, qeveria ka ndarë
1.300 milionë korona, sidomos për të forcuar mësimin
e gjuhës suedeze, edhe me parashkolloren speciale
për ushtrime gjuhësore dhe me shkolla me një pedagogjikë
të re për fëmijë dhe të rriturit.
Qeveria
ka propozuar një ligj të rinj të nënshtetësisë me
të cilën do të lehtësohet shumë marrja e shtetësisë
suedeze për fëmijët e të huajve. Nënshtetësia shihet
si kusht për një pjesëmarrje më të gjërë në shoqërinë
suedeze, psh. në jetën politike, tek zgjedhjet e
lira për parlamentin suedez etj. Në këtë seminar
u zhvillua pastaj një debat i lirë midis disa personaliteteve
me prejardhje të huaj, të cilët kanë pozita të mira
në shoqërinë seudeze: Thomas Gür dhe Ozan Sunar
me prejardhje nga Turqia, An Maria Narti nga Rumania
dhe Maria Hassan nga Ukraina.
Thomas Gür, i cili punon si gazetar në Svenska Dagbladet,
mendon se problemi kyq është papunësia ndër të huajtë.
Për barazi do të ishte e nevojshme që të punësohen
që nesër 100 mijë imigrantë në Suedi! Dhe prej 120
mijë personave, të cilët vazhdimisht janë të varur
nga ndihmat sociale, dy të treta janë me prejardhje
të huaj. Thomas Gür sulmoi ashpër poltikën e punësimit
në Suedi, duke theksuar se ligjet ekzistuese mbrojnë
punëtorët vendës, sidomos më të moshuarit, por ligji
ka pasoja negative për të huajt dhe për rininë.
Marrëveshjet kolektive të cilat mbrohen me fanatizëm
nga sindikatat, penogojnë të huajtë të konkurojnë
me rroga më të ulëta. Ky është kufiri i brendshëm.
Për të përforcuar këtë kufi është ngritur kufiri
i jashtëm, d.mth. ndalohet imigrimi për në Suedi.
Dhe kjo ndodh në një situatë kur ne dimë se suedia
ka nevojë për më shumë banorë për të ardhmen!
An Maria Narti në diskutimin e saj me shumë temperament
dhe humor, kërkoi më shumë hapësirë për iniciativat
private. Mërgimtari i cili bën përpjekje për të
realizuar projekte jashtë organizatave të punës
dështon. Individi si individ nuk ka peshë në veprimtarinë
ekonomike në Suedi – së paku kur ai apo ajo është
i pajisur vetëm me ide të mira por jo me para! Ajo
kërkoi themelimin e Qendrave të aktivitetit që drejtohen
nga të huajtë dhe nga vetë të pa papunësuarit. Kemi
shumë për të shtuar po nuk duam të lodhim dëgjuesit
tanë së tepërmi. Në këtë seminar muarën pjesë më
shumë se 200 veta, shumica e tyre politikanë dhe
nëpunës nga komuna por edhe mjaft të huaj. Ndër
pjesëmarrësit ishin edhe Sadik Kelmendi, dhe Sadija
Cani, ndërsa Ullmar Qvicku përfaqësoi Shoqatën suedezo-shqiptare.
|
| |
|
|
|
|
|
 |
| ULLMAR
QVICK |
|