|
|
| |
| PANORAMA
E LIBRAVE TË RENJ |
"Kosova
meine Bestimung"
In Erinnerung und im Gedenken an alle meine Mitgefolterten
("Kosova përcaktimi im") Në përkujtim të të
gjithë bashkëvuajtësve. Këtë libër interesant e
ka shkruar z. Sheqet Cakiqi, nga Zvicra, ndërkaq
e ka botuar në vjeshtë të vitit 1999 shoqata ACAT
„Aktion der Christen für die Abschaffung der Folter"
(Aksioni i të krishterëve për zhdukjen e torturës)
nga Zvicra dhe Gjermania. Libri përmbanë këto tema:
Fillon me poezin për Kosovën me titull „Kosova-
ajo është dashuri" Një parathënje të zonjës Susanne
Zbärn-Lüthi sekretare e përgjithshme AKAT-it seksioni
në Zvicër.
Një Hyrje e shkurtër rreth historisë së problemit
të Kosovës.
Libri është i ndarë në dy pjesë . Në pjesën e parë
të titulluar „Histori e përvuajtur e një populli"
me nëntë kapituj. Fillon me titujt „Kosova para
krishtërimit dhe shekujt e parë pas Krishtit" me
nëntitujt „Martirët iliro-dardan të krishtërimit",
dhe „Invazioni i Sllavëve". Në kapitullin e dytë
shtrohet tema: „Luftërat fetare dhe lufta kundër
Turqisë". Kapitulli i tretë është tema „Kosova si
pjesë e Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene dhe Jugosllave"
dhe „Politika e ndjekjes dhe e shtypjes për asimilimin
e shqiptarëve të Kosovës" , Kapitulli i katërt „Kosova
nën Titon ose koha e Rankoviqit" dhe „Koha e Rankoviqit
nga viti 1947 deri 1966". Kapitulli i pestë ka temë
„Me Kushtetutën e re të 1974-së, Kosova fiton për
një kohë një gjysëmautonomi (1974-1989)".
Në kapitullin e gjashtë është tema „Kosova definon
sovranitetin dhe pavarësinë e saj" për të vazhduar
me kapitullin e shtatë me temat „Gjendja politike-juridike
e Kosovës nën regjimin okupues serb" me nëntitujt
„Gjendja në shëndetësi" , „Gjendja në arsim", „Kriza
e punës dhe rrjeti i ndihmave sociale" dhe „Akademia
e Shkencës dhe e Arteve të Kosovës viktimë e dhunës".
Në kapitullin e tetë janë këto tema „Torturat dhe
mbytjet" , „Rasti i priftit Ambroz Ukaj", „Fëmijët
shqiptar – viktima të pushtuesit serb në Kosovë"
, „Vdekje pas torturës", „Vetëvrasje pas kërcënimeve
të policisë", „Prapë vdekje pas torturës", „Mbytja
e Jonuz Zenelit, Besnik Rastelicës etj," dhe „ Forcat
serbe bombardojn Drenicën".
Në kapitullin e nëntë janë temat „Shqetësimet e
gazetave dhe të organizatve për mbrojtjen e të drejtave
të njeriut" , „Polici , armiku dhe vrasësi yt" ,
„Serbët prodhojnë dhe e kanë përdorur helmin sarin",
„Mjekët serb: për reduktimin e lindjeve ndër shqiptarë"
, „Shtëpi të qeta nga vrasjet në Kosovë".
Pjesa e dytë e librit përmbanë:
„Nga vuajtjet personale" me nëntituj në kapitullin
e parë : „Deri në ferr dhe mbrapa" dhe „Danjollët
janë gjallë", në kapitullin e dytë përfshihen temat
„Mediat si dëshmitar" , „Kurorëzimi i seperatistëve
në katror" , „Ëndrrat kanë çmimin e tyre", „Kosova
është larg nga Zvicra vetëm një orë fluturim" dhe
„Greva e urisë".
Në kapitullin e tretë janë të përfshira „Letërkëmbimi
nga azili" duke përfunduar me kapitullin e katërt
të pjesës së dytë „Përkujtim për shqiptaren më të
njohur të shekullit 20; Nënë Tereza ishte dhe është
simbol i popullit dhe kishës shqiptare"
Libri në fund ka „Shtesën" ku janë të përfshira
citime nga katër nenet e Kushtetutës së Kosovës
të vitit 1974, dy nene nga Kushtetuta e Jugosllavisë
e vitit 1974 dhe citimi i nenit 114 të Ligjit Penal
të Jugosllavisë „Rrezikimi kundërrevolucionar i
rregullimit shoqëror", me të cilin nen janë inkriminuar
dhe dënuar demonstratat dhe demostruesit në pranverën
e vitit 1981, në Kosovë.
Libri përfundon me „Pasthënje" të autorit dhe krejt
në faqen e fundit „Një biografi e shkurtër e autorit".
Libri mund të porositet :
ACAT – Schweiz, Postfach 5011, 3001 Bern, Fax 0313125811
dhe
ACAT- Deutschland,Postfach 1114, 59331 Lüdinghausen,
Fax 0259170527 |
| |
|
|
|
|
|
 |
| SHEFQET
CAKIQI |
|